Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Bilanci i Covid 19/ 380 mijë viktima e mbi 6 milionë të infektuar

Lapsi.al 3 June 2020
Bilanci i Covid 19/ 380 mijë viktima e mbi 6 milionë të infektuar

Koronavirusi ka shënuar mbi 380 mijë viktima në gjithë botën. Mbi 25 përqind e tyre janë vetëm në SHBA, vendi me më shumë vdekje.

Britania është në vend të dytë për viktimat nga COVID-19, ndjekur nga një vend tjetër europian si Italia dhe më pas nga Brazili.

Po ashtu janë më pak se 6 milionë e 400 mijë të infektuar, edhe këtu kryeson SHBA ndjekur nga Brazili dhe Rusia. 3 milionë të infektuar janë rikuperuar.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 19:40, në sektorin "Rinia", në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vj...

21:25

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI