Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Flet ambasadorja e SHBA: Pas 9 orësh negociata për reformën kam një mesazh për politikën

Lapsi.al 2 June 2020
Flet ambasadorja e SHBA: Pas 9 orësh negociata për reformën kam

Ka dalë para pak çastesh në një deklaratë për mediat ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Ajo ka zbuluar pak detaje nga negociatat maratonë me palët për reformën zgjedhore.

“Të 3 ne ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë shpenzuam rreth 9 me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe vështirë por ka përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është miku dhe aleati ynë.

31 maji ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sikurse jeni në dijeni BE ka vënë një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat në BE. Mes tyre është edhe është reforma elektorale që duhet të jetë sipas rekomandimeve të OSBE NDIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do të takohemi sërish nesër është i qartë.

Nëse partitë do të arrijnë në konsensus edhe përtej rekomandimeve të OSBE ODIHR ne nuk do të jemi kundër. Nëse konsensusi për këto pika që shkojnë jashtë rekomandimeve nuk do të arrihet palët nuk duhet ti mbajnë këto kërkesa. Sikurse e kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në BE sepse kjo është dëshira e Shba” – tha Kim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI