Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Berisha denoncon agjentin e antidrogës në Vlorë: Një ish i dënuar, me katër emra

Lapsi.al 2 June 2020
Berisha denoncon agjentin e antidrogës në Vlorë: Një ish i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në Policinë e Vlorës është emëruar agjent në sektorin e antidrogës një person me katër emra që ka qenë i dënuar me një vit e tre muaj burg për dhunë.

Sipas mesazhit të dërguar nga qytetari dixhital, Berisha shkruan se personi në fjalë është Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj. Ky i fundit, rezulton i dënuar pasi ka dhunuar një person brenda komisariatit, qytetarin me inicialet K.A., i cili është vënë në pranga gjithashtu.

“Dënimi me burg është meritë për punesim në Narkopolici! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje. Skandalet ne polici nuk kane re mbaruar, vecanerisht ne policine e vlores ku shkeljet dhe shperdorimet jane te pafundme sa qe njerezit jan vertet ne hall te madh. Nje nga rastet e skandalit ne policine e vlores eshte se ne kete drejtori punojne njerez me precedent penal sic eshte nje agjent i sektorit te antidroges i cili quhet Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj, i cili eshte i denuar me vendim te gjykates se rrethit gjyqesor vlore me nje vit e tre muaj burg pasi ka dhunuar dhe rrahur nje person brenda komisarjatit i cili ishte i prangosur ne momentin e dhunes, qytetarin K.A. Kjo gje eshte lehtesisht e faktueshme, mjafton te marresh nje kopje vendimi ne gjykate. Dhe sa e sa skandale te tjera duke filluar qe nga perdorimi i drogave te forta etj,”- shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI