Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma zgjedhore, ambasadorët vijojnë negociatat, takojnë anëtarët e Këshillit Politik

Lapsi.al 2 June 2020
Reforma zgjedhore, ambasadorët vijojnë negociatat, takojnë

Vazhdojnë negociatat për Reformën Zgjedhore. Një ditë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan sot një takim me anëtarët e Këshillit Politik në tentativë për të gjetur një zgjidhje. Takimi është zhvilluar mesditën e sotme në rezidencën e ambasadores së SHBA. Mësohet se ambasadorët kanë kërkuar nga përfaqësuesit e politikës të gjejnë dakordësinë për finalizimin me marrëveshje të Reformës Zgjedhore. Palët mbeten ende të ndara te çështja e përbërjes së administratës zgjedhore. Pas takimit me ambasadorët, Këshilli Politik është më optimist për gjetjen e zgjidhjeve. Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00.

Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD. Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut. Deri më tani bëhet e ditur se PS është e gatshme për të pranuar identifikimin biometrik në 5400 qendrat e votimit, por nuk jep konsesusin për administratën zgjedhore.

Ndërsa partitë politike do të kenë përfaqësues, por jo në rol vendimmarrës, por vetëm vëzhgues. Socialistët nuk kanë pranuar që Gjykata Kushtetuese të jetë institucioni që shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.

Një tjetër çështje e hedhur në tryezë është kryekomisioneri, për të cilin opozita e bashkuar kërkon që të propozohet nga demokratët dhe të votohet në Parlament nga mazhoranca me shumicë të cilësuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI