Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama për Reformën Zgjedhore: Më vjen keq që në 2020 ambasadorët hyjnë e dalin nëpër seli partish për marrëveshje

Lapsi.al 2 June 2020
Rama për Reformën Zgjedhore: Më vjen keq që në 2020

Sot Edi Rama në konferencë me gazetarët deklaroi se problemi tek Reforma Zgjedhore qëndron tek palët e tjera, duke shtuar se, janë pikërisht ata që e kanë të nevojshme edhe dakordësinë përmes ambasadorëve.

Sipas Ramës, propozimet e maxhorancës për ndryshimin e Reformës Zgjedhore i përmbushin të gjitha kushtet për tu votuar në Parlament.

“Ka një sugjerim të kthyer në kërkesë që më pas është përfshirë në një document për një kusht. Një draft që do votohet në Parlament. Mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR që nuk është ndonjë shkencë. Rekomandimi ka qenë për depolitizim të administratës zgjedhore, jemi të hapur. Në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe ndërkombëtarë partnerë prandaj nuk dua të flas para dëshmitarëve. Ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë. Besojmë produkti është aty, i plotëson kushtet. Të gjitha palët kërkojnë gjithçka, ka palë që mendojnë se me ligjin e Reformës fitohen zgjedhjet. Nuk është e vërtetë, apo ky sistem, apo ai sistem që i imagjinojnë se do bëjnë të paimagjunueshmen. 

Ka dëshmitarë. Por më vjen keq që në 2020 duhet të kenë ende ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër seli partish për të bërë marrëveshje. Apo një diskutim mbi rregullat e lojës. Duhet ta kishim bërë prej kohësh vetë këtë. Por meqenëse palët e tjera që kanë nevojë për këtë apo për garanci. Bëmë gjënë e duhur për të lehtësuar komunikimin”.

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1161 numrin total të të infektua...

10:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI