Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Një tjetër gjyqtar dorëhiqet nga çështja e Arben Grorit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Naim Zyberit

Lapsi.al 2 June 2020
Një tjetër gjyqtar dorëhiqet nga çështja e Arben

Është tërhequr një tjetër gjyqtar nga çështja e të burgosurit përjetë Arben Grori.

Mësohet se gjyqtari Ardian Kalia ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së papajtueshmërisë, ndërsa pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.

Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, më 1998 në Itali.

Ai ka kërkuar rishikim të vendimit, por deri më tani asnjë gjyqtar nuk e ka shqyrtuar kërkesën e tij, pasi janë dorëhequr.

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1161 numrin total të të infektua...

10:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI