Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Lëvizja Vetëvendosje nënshkruan sot peticion në shesh, kërkon zgjedhje të reja pavarësisht vendimit të Kushtetueses

Lapsi.al 2 June 2020
Lëvizja Vetëvendosje nënshkruan sot peticion në shesh,

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë një peticion sot në sheshin "Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë për zgjedhje të reja.

Vendimi i kushtetueses/ Përplasje e re mes Thaçit dhe Albin Kurtit 

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkuarjen në zgjedhje të reja por formimin e një qeverie tjetër, duke e quajtur venidimin të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur. Sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI