Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Sërish hije dyshimi mbi komisionet e Vetingut, paditet një tjetër gjyqtare

Lapsi.al 1 June 2020
Sërish hije dyshimi mbi komisionet e Vetingut, paditet një tjetër

Ish-gjyqtarja e Apelit në Shkodër Hajrie Muçmataj kallëzon në SPAK gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alma Faskajt. Muçmata e larguar nga KPK në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk arriti të kalonte vettingun në 3 shtyllat e tij ka kallëzuar sot anëtaren e KPK Alma Faskaj, për të cilën thotë se është shkarkuar nga KLD në vitin 1996. E njëjta akuzë si për gjyqtarin Luan Daci, i cili tashmë është pezulluar nga detyra në KPA.

Faskaj ka qenë anëtare e Komisionit që shkarkoi më 11 nëntor Muçmatën. Në kallëzimit e kësaj të fundit thuhet se, Faskaj ka punuar gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës dhe është shkarkuar nga detyra, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Për largimin nga kjo detyrë, Muçmataj ka kërkuar informacion nga KLGJ.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI