Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Prokuroria kërkon 135 vjet burg për klanin mafioz italo-shqiptar

Lapsi.al 1 June 2020
Prokuroria kërkon 135 vjet burg për klanin mafioz italo-shqiptar

Në Itali po zhvillohet gjyqi për një nga klanet mafioze të përforlura vitet e fundit të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. 10 persona u arrestuan në një operacion të finalizuar në 25 janar 2019.

Klani njihej si grupi i Viterbos dhe drejtohej nga italiani Giuseppe “Peppino” Trovato dhe shqiptari Ismail “Ermal” Rebeshi për të cilët prokuroria kërkoi 20 vite burg.

Për Spartak “Ricmond” Patozi u kërkuan 16 vite burg, Shkëlzen “Zen” Patozin, 14 vjet burg, për Gazmir “Gas” Gurgurin, 10 vjet e 8 muaj si dhe për Sokol Dervishi, “Codino”, i penduari i drejtësisë u kërkuan 8 vite burg.

Nga 9 deri në 14 vite burg u kërkuan edhe pjesëtarë të tjerë të grupit, një rumun dhe disa italianë. Përveç burgimit, prokuroria ka kërkuar edhe 3 vite dënim me provë për Rebeshin, Gurgurin, Patozin si dhe për 3 pjesëtarë të tjerë të grupit.

Ky grup akuzohet për një sërë veprash penale si trafik droge, kërcënime, zhvatje, gjobëvënie dhe grabitje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI