Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

PD denoncon Veliajn: Për 6 mijë m2 sipërfaqe e gjelbërt u mbush me beton

Lapsi.al 1 June 2020
PD denoncon Veliajn: Për 6 mijë m2 sipërfaqe e gjelbërt u

Zëdhënësja e PD ina Zhupa ka akuzuar bashkinë e Tiranës se me supertenderin 1 miliardë lekësh ka betonizuar 6 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërt. 

Për projektin e rehabilitimit të parkut Rinia kompania Agikons ka marrë një fond prej rreth 1 miliardë lekësh me tvsh.Por ndryshe nga sa deklaron kryebashkiaku i Tiranës, me ndërhyrjen e bërë vihet re një shtim i sipërfaqeve të betonizuara.

Denoncimi vjen prej zëdhënëses së PD Ina Zhupa e cila thekson se veprimi është në kundërshtim me planin urbanistik

 “Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek për të prishur gjelbërimin e një parku për fëmijë edhe të rritur, një mjedis relaksues, lojrash në natyrë edhe i gjelbër për ta bërë atë gjoja si kënd lojrash në kundërshtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik të Tiranes! Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkinë Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapësirë të rëndësishme ambientale ekologjike." 

 Zhupa përmes një postimi në facabook ka bërë një verifikim të pamjes se si ishte parku para zhvillimit të tenderit me superfondin dhe pas ndërhyrjes, nga ku rezulton se fushës së gjelbërt i janë hequr rreth 6 mijë m2, të cilat tashmë janë betonizuar

 "Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2!"

Zhupa thekson se është pro çdo këndi lojrash por kundër shpërdorimit të parasë publike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI