Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

'Na hap kufijtë o Ramazon', Rama: Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? Unë kam njëmijë të meta, por nuk gënjej

Lapsi.al 1 June 2020
'Na hap kufijtë o Ramazon', Rama: Po tani që ne i hapëm

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve. Rama tha se tashmë kufijtë janë hapur, por se shtetet e tjera vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ai ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në pikën kufitare të Morinës, ku autoritetet kosovare nuk lejojnë futjen në territorin e tyre makina nga Shqipëria, nëse qytetarët nuk kanë bërë testin e COVID-19. Rama sugjeron që për këto çështje, duhet pasur durim.

"Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!"e kur thosha jo s'i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!''

''Dhe mos keqkuptohemi, s'e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimii në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!''

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI