Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kushtetuesja publikon vendimin/ Gati votimi i qeverisë së re në Kosovë

Lapsi.al 1 June 2020
Kushtetuesja publikon vendimin/ Gati votimi i qeverisë së re në

Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

LDK-ka, si parti e dytë që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ka thënë vazhdimisht se është gati, porse është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese njofton Koha Ditore.

Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit, ndërkohë sot në konstatimet e saj, në pikën 2, thuhet se “Vendos të shpallë njëzëri që dekreti (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI