Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Përplasen dy makina te “5 Maji”, përmbyset njëra me 2 fëmijë brenda

Lapsi.al 1 June 2020
Përplasen dy makina te “5 Maji”, përmbyset njëra me 2

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është përmbysur njëra prej tyre.

Në mjetin e përmbysur ka qenë shoferi bashkë me dy fëmijë, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetë.

Pamjet e para nga vendngjarje, ndërsa pritet që të zbardhen detaje nga aksidenti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI