Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Parashikimi/ Fillimi i qershorit me vranësira e reshje, vera do të jetë e nxehtë

Lapsi.al 1 June 2020
Parashikimi/ Fillimi i qershorit me vranësira e reshje, vera do të

Gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu.

Sipas sinoptikanes Adiola Bani, e gjithë kjo javë do të shoqërohet me reshje shiu dhe rënie temperaturash, që do të sjellin edhe rrebeshe shiu ditën e premte.

Por, pavarësisht kësaj, sinoptikania Bani thekson se kjo do të jetë një verë e nxehtë dhe në muajin korrik temperaturat parashikohet të kalojnë mbi 40 gradë celsiu.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellein, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperature nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë”, tha sinoptikania Bani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI