Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha: Rama harxhon mijëra euro për fundjava në Paris me charter, do mjaftonin për të mbajtur hapur bizneset

Lapsi.al 1 June 2020
Basha: Rama harxhon mijëra euro për fundjava në Paris me charter,

Teksa vijon turin e takimeve me biznesin e vogël, sot nga Kombinati i Tiranës Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se udhëton me charter privat në Paris duke harxhuar mijëra euro.

Me ato para, sipas Bashës mund të mbaheshin hapur mijëra biznese apo do iu jepej ndihma qindra familjeve në nevojë por Rama i shpenzon për fundjava luksoze në Paris.

Basha thotë se edhe këtu si në çdo vend tjetër situate është e njëjtë, biznese drejt falimentimit, lista pagesash dhe qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë.

 

”Situata ekoonomike është në qendër të takimeve të mia.  Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Është i njëjti realiteti si vendet dhe qytetet e tjera ku bizneset po falimentojnë, njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Dhe fjala e parë është listat, janë shtuar listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë, tek dyqanet e bukës, ushimeve. Varfëria kudo, Bizneset dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese apo të ndihmonte qindra familje.

Konfirmohet dhe nga Banka Batërore që 1/3 familje shqiptare ka prekur fundin. Nuk kkishte pse të ishte kështu. S’kishte pse kriza të rrënonte ekonominë. Por paratë tuaja në vend që t’iu ndihmonin, për t’iu çliruara, paratë shkuan tek oligarkët kontratat korruptive, shkatërrimi i pronës publike. Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, ai që ka vënë interesat e xhepat e tij, nuk i dhimbsen shqiptarët. Ne kemi vizionin për të ndryshuar këtë situatë. Do vazhdoj takimet nga Kombinati. Qëllim kryesor është të jem afër njerëzve dhe jo e zbukuruar nga propaganda duke gënjyer me regji qëndrore. Ai i ka bërë paratë rrush e kumbulla, që ikën në fundjavë në Paris me charter, dhe ua ka dhënë lekët oligarkëve.”- tha Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI