Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Qeveri transitore dhe përfshirje të Kushtetueses/ Ç’po ndodh pas dyerve të mbyllura të “zgjedhores”

Lapsi.al 31 May 2020
Qeveri transitore dhe përfshirje të Kushtetueses/ Ç’po

Ka nisur që prej orës 19.00 me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Politik që po diskuton ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve. Burime të lapsi.al nga brenda takimit thonë se në tryezë janë propozimet e opozitës për krijimin e një qeverie kujdestare para zgjedhjeve dhe angazhimin e Gjykatës Kushtetuese në procesin e animimit të rezultatit ose procesit. Të njëjtat burime thanë se opozita ka depozituar një natë më parë të gjitha propozimet e saj që kanë të bëjnë me garantimin e votës.

“Gjëja pozitive është se në tryezë nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore. Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve”, - thanë të njëjtat burime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI