Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Reforma Zgjedhore, OSBE nxjerr blof Damian Gjiknurin

Lapsi.al 31 May 2020
Reforma Zgjedhore, OSBE nxjerr blof Damian Gjiknurin

Një nga pikat më "të nxehta" të debatit të reformës zgjedhore është identifikimi biometrik i zgjedhësve. Opozita këmbëngul që ditën e zgjedhjeve çdo qytetar që paraqitet në qendrën e votimit të identifikohet nëpërmjet shenjave të gishtave dhe jo duke paraqitur vetëm kartën e identitetit apo pasaportën.

Sipas opozitës kjo shmang votimin në emër të personave të tjerë që nuk janë fare në Shqipëri dhe që dërgojnë me sms nga jashtë numrat e kartave të identitetit. Identifikimi me shenjat e gishtave shmang mbushjen e kutive nga komisionerët, shmang votimin familjar si dhe manipulimin e komisionerëve me votën e personave që nuk ndodhen në vend dhe që nuk janë në dijeni se dikush tjetër voton për ta.

Mazhoranca në fillim e pranoi, por papritur ndryshoi qëndrim. Përfaqësuesi i socialistëve në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se identifikimi biometrik nuk mund të aplikohej në zgjedhjet e radhës duke u justifikuar me një letër të mbërritur nga OSBE sipas të cilës, ky proces nuk duhej të kryehej në të gjithë vendin njëherësh, por vetëm në 10% të territorit.

“Jemi dakord, por nuk mund të vihen në dyshim zgjedhjet se nuk punoi teknologjia. Uroj që kjo mos përdoret si sebep. Ne nuk kemi dhënë dot garanci 100%. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandohet se teknologjia nuk duhet më shumë se 10% e duhet bërë shkallë – shkallë” - u shpreh Gjiknuri, citon lapsi.al.

Por ndryshe thotë kreu i OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt në një intervistë në Vizion +. I pyetur se a është e realizueshme kërkesa e opozitës për aplikimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin dhe të një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik, ambasadori thotë se kjo është e mundshme.

“Pikë së pari, lejomëni të theksoj se tani po prekim çështje të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kjo është diçka e mundshme. Di dy shtete pjesëmarrëse të OSBE-së, që e përdorin identifikimin biometrik. Pra, në parim, është e mundur.

Nevojitet konsensus dhe ky konsensus duhet të jetë i shpejtë, pasi zbatimi kërkon kohë. Duhet bërë procesi i prokurimit, duhet përgatitur pajisjet, duhen kalibruar, duhen futur të dhënat, duhen testuar, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ditën e zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im është koha – duhet të ndodhë shumë shpejt. Nëse vendoset, ne, sigurisht, do ta mbështetim Shqipërinë për zbatimin. Por ky është plotësisht vendim që i takon Shqipërisë ta marrë” – tha Borchardt.

Kjo tregon një tjetër qëndrim të OSBE-së, ndryshe nga ai që mbështet me forcë Gjiknuri dhe Partia Socialiste. A është kjo një tentativë për të t’ua lënë sërish administrimin e zgjedhjeve “çunave problematikë”? Duket se nuk është e lehtë ndarja prej tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI