Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Covid - 19/ Në Maqedoninë Veriut vendoset sërish gjendja e jashtëzakonshme

Lapsi.al 31 May 2020
Covid - 19/ Në Maqedoninë  Veriut vendoset sërish gjendja e

Numri i rritur i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e jashtëzakonshme, që shpalli presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

"Ky vendim është marrë ekskluzivisht për të mundësuar që qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen më me efektivitet me shëndetin dhe efektet ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe nuk lidhet me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, deklaroi Pendarovski.

"Ne me siguri do ta fitojmë betejën me COVID-19, por nuk duhet të qetësohemi. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund dhe të kujdesemi për veten tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë”, theksoi ai.

Ndërkohë, sipas kryeministrit Oliver Spasovski 14 ditë të tjera të zgjatjes e gjendjes së jashtëzakonshme kanë për qëllim zbatimin e të gjitha masave për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe pasojat ekonomike si dhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve për një parlament funksional dhe një qeveri të re politike.

Në Maqedoninë e Veriut ka deri tani 2 164 të prekur dhe 131 të vdekur nga koronavirusi.

Të këshilluara

15 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

15 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se...

11:37

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI