Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Atentati në Kurbin/ Ndërron jetë në spital edhe i plagosuri, dy viktima deri tani

Lapsi.al 31 May 2020
Atentati në Kurbin/ Ndërron jetë në spital edhe i plagosuri,

Një tjetër person humb jetën nga atentati i ndodhur mbrëmë në Kurbin.

Burime policore bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm edhe i plagosuri, Paulin Gjergji, 53-vjec.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e një hoteli në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.

Viktimë ka mbetur shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosuri mbeti Paulin Gjergji, i cili humbi jetën sot në spital.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe një i ri 21 vjecar me inicialet K.L. Një grup hetimor është në vendngjarje.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/IMG_8461.mp4"][/video]

Të këshilluara

VIDEO/ E godet vinçi, humb jetën punëtori

Rreth orës 16:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende...

18:26

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI