Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tërmeti në Korçë, toka u lëkund me magnitutë 3.6 të shkallës Rihter

Lapsi.al 30 May 2020
Tërmeti në Korçë, toka u lëkund me magnitutë 3.6

Korça është lëkundur nga një tërmet 3.6 të shkallës Rihter pasditen e sotme. Lëkundjet kanë qenë me epiqendër në fshatin Libonik, ndërsa banorët kanë dalë nga shtëpitë pas lëkundjeve.

Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

Korça njihet si zonë sizmike, ndërsa këto lëkundje vijnë një vit pas tërmetit të fuqishëm të 1 qershorit 2019, 5.3 ballë që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe 4 të plagosur.

Të këshilluara

VIDEO/ E godet vinçi, humb jetën punëtori

Rreth orës 16:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende...

18:26

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

Një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajt...

15:26

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI