Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Paditë e Aleancës për shembjen e Teatrit, SPAK: Kemi bashkuar kallëzimet, po hetojmë

Lapsi.al 30 May 2020
Paditë e Aleancës për shembjen e Teatrit, SPAK: Kemi bashkuar

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ka qenë Aleanca që ka publikuar qëndrimin zyrtar të SPAK rreth kallëzimit të bërë në dhjetor dhe në maj për Teatrin.

Statusi i Aleancës

SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020. Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

Një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajt...

15:26

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI