Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Nesër afati i fundit për reformën zgjedhore, sot pasdite pritet të mblidhet Këshilli Politik

Lapsi.al 30 May 2020
Nesër afati i fundit për reformën zgjedhore, sot pasdite pritet

Një ditë më parë, edhe pse mbledhja ishte maratonë, mazhoranca dhe opozita nuk arritën dakordësi për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja e Këshillit Politik u mbyll pa marrëveshje, ndërsa afati për mbylljen e Reformës deri në 31 maj, por prek deadline-n e vendosur nga ndërkombëtarët.

Mësohet se për finalizimi me marrëveshje të Kodit të Ri elektoral, do të të tentohet sot pasdite. PD dhe PS kanë rëndë dakord për të mbledhur Këshillin Politik sot në orën 17:00.

Reforma Zgjedhore duhet të jetë aprovuar nga të gjithë krahët e politikës deri të dielën në prag mesnate.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter. Lëkundja është ndjerë në o...

10:20

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI