Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Virologu gjerman nuk ka lajme të mira: Do të ketë shpërthime lokale të koronavirusit në vjeshtë, vaksina nuk del këtë vit!

Lapsi.al 30 May 2020
Virologu gjerman nuk ka lajme të mira: Do të ketë shpërthime

Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson virologu i njohur Christian Drosten. Nga ana tjetër zbehen shpresat për një vaksinë.

Virologu i klinikës universitare të Berlinit Charité, Christian Drosten, u jep kurajo gjermanëve. Sipas tij, tani ka një mundësi teorike, që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, tha shkencëtari për revistën Spiegel. Tani e njohim më saktë virusin dhe dimë më mirë, se si përhapet ai. Sipas Drosten, kjo ndodh përmes pak të ashtuquajturish superspreader, pra të infektuar, që janë përgjegjës për shumë infeksione pasuese. Një zhvillim i tillë i infeksionit mund të kontrollohet më mirë.

Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një përhapje e mundshme të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke i çuar në karantinë të gjithë personat e kontaktit pa u zvarritur dhe duke i testuar ata fillimisht. Por periudha e karantinës mund të pakësohet dukshëm. Këtej e tutje personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi përçohet tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht, thotë Drosten.

Virologu nga Boni, Hendrik Streeck, gjithashtu nuk beson se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë Corona. Ai mendon, se mund të ketë herë pas here shpërthime lokale p.sh. në vjeshtë. Por ai nuk beson, se do të ketë një zhvillim infeksioni, që ta mbingarkojë sistemin e shëndetësisë, thotë për rrjetin e gazetave gjermane RND.

Në thelb Streeck sheh shanse të mira për ta mbajtur virusin nën kontroll. Një ndër masat kyç për kufizimin e infeksioneve është ndalimi i eventeve me publik të zgjeruar.

Si arma kryesore kundër virusit Corona konsiderohet një vaksinë, për të cilën po punohet me intensitet në mbarë botën. Ndërkohë kanë nisur disa prova vaksinash tek njeriu, por vështirë që vaksina të dalë brenda këtij viti. Virologu Streeck dyshon në suksesin e shpejtë të përpjekjeve për gjetjen e vaksinës. Kundër HIV janë konstruktuar mbi 500 vaksina, por asnjëra nuk ka funksionuar. Duhet që të jemi të përgatitur edhe për mundësinë, që nuk mund të gjendet një vaksinë, sugjeron virologu./DW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI