Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

U martua me një grua 50 vite më të re dhe tërhoqi 1 milion euro Bashkësia Islame, jep dorëheqjen kryemyftiu i Maqeonisë së Veriut

Lapsi.al 30 May 2020
U martua me një grua 50 vite më të re dhe tërhoqi 1 milion

Jep dorëheqjen nga posti i Kryemyftiut te Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut Sylejman Rexhepi. Përmes një komunikate drejtuar besimtarëve myslimanë, ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi bën të ditur se dorëhiqet nga kreu i BFI-së, post të cilin e mbajti për një kohë të gjatë. Në dorëheqjen e tij Rexhepi thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.

Disa veprime të fundit të Rexhepit kishin shkaktuar reagime të shumta në opinion, mes tyre dhe martesa e tij me një grua 50 vite më të re se ai në moshë. Kurorëzimi i tyre u bë një ditë para festës së Fiter Bajramit dhe sipas mediave maqedonase kjo është martesa e dytë për të. Katër vite më parë gruaja e Sylejmanit ka ndërruar jetë. Disa media maqedonase përfshirë edhe 'News33' shkruajten se kryemyftiu në datën 9 maj kishte tërhequr më shumë se 1 milion euro cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, përmes ‘Shparkase Bank’. Ai nuk kishte dhënë asnjë arsyetim ku do shkonin këto para dhe pse ishin tërhequr.

Në letren e tij Rexhepi shkruan: Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe angazhimin tim në krye të BFI në RMV. Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese por ne asnjë çast nuk e kam kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë duke u mbështetur në faktin se Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI