Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Komentoi në FB të Taulant Ballës, mësuesja pushohet nga puna

Lapsi.al 29 May 2020
Komentoi në FB të Taulant Ballës, mësuesja pushohet nga puna

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast flagrant të pushimit nga puna të një mësueseje vetëm për shkak të një komenti në Facebook-un e kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Ish-kryeministri publikon këtë SMS: “Pershendetje z.Berisha. Do te dergoj dy foto. Zonja ne fjale eshte demokrate dhe mesuese prej 20 vjetesh. Ka komentuar perpara disa ditesh tek faqja Taulant Balles dhe mbas disa ditesh drejtoresha e shkolles i sjell sms per largimin nga puna. Ne qofte se ke mundesi publikoje. Ishalla e shpetojme. Ështe demokrate e flakte” – thuhet në SMS. ©LAPSI.al

No photo description available.

No photo description available.

Të këshilluara

Plas arma në Peqin, një i plagosur rëndë

Plagosje me armë zjarri në Peqin. Mediat raportojnë se i plagosur ka mbetur Besmir Hakballa, i cili ka marrë plumb në këmbë. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftua...

21:01

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI