Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rritet presioni ndërkombëtar për reformën zgjedhore, Soreca: Të arrihet marrëveshje deri më 31 maj

Lapsi.al 29 May 2020
Rritet presioni ndërkombëtar për reformën zgjedhore, Soreca:

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore. Përmes një reagimi në Twitter Soreca pohoi se me rëndësi është që të bëhet progres në reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se mirëpret qëndrimin konstruktiv nga palët.

“E rëndësishme është që ka përparim në Reformën Elektorale në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të ndërmarrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31.5.2020. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, -shkruan Soreca.

Të këshilluara

Ardi Veliu si polic i diktaturës

Nga Ferdinand Dervishi Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, edhe pse me një fjalor që dëshmonte njohuri të vakëta të shqipes, njoftoi qytetarët...

18:56

Mbytet një maroken në ujërat e lumit Buna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një shtetas maroken është mbytur në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat. Mbeten ende të paqarta shkaqet e...

16:50

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI