Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dosja e Avdylajve, Gjykata shfuqizon urdhrin e Drejtorisë së Burgjeve, i jep të drejtë drejtorit të 313

Lapsi.al 29 May 2020
Dosja e Avdylajve, Gjykata shfuqizon urdhrin e Drejtorisë së Burgjeve,

Gjykata ka shfuqizuar urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit për Avdylajt, vendimi u mor nga gjyqtare Migena Laska.

Atyre u është gjetur një aparat celular në qeli dhe drejtori i burgut 313 ka vendosur që të ndëshkohen në regjim të posaçëm për tre muaj.

Por ndërsa drejtori i 313 ka vendosur masën ndaj të pesë të paraburgosurve për të qëndruar në regjim të posaçëm me afat një muaj, njëherësh disa orë më vonë numri 1 i burgjeve e ka rënduar dorën dhe ka kërkuar burg brenda burgut me afatin e dy muajve.

Në këtë mënyrë, të dënuarve u janë dhënë dy masa ku akuzoheshin se kishin goditur edhe një oficer policie, raporton Top Channel.

Avokatët e tyre gjatë gjyqit që nisi në orën 14:00 kërkuan që të shikohen kamerat nga ku rezultoj se asnjëri prej tyre nuk e kishte goditur oficerin e policisë.

Personat që akuzoheshin ishin, Altin Avdylaj, Astrit Avdylaj, Hakri Seferi, Saimit Gjepalaj dhe shtetasi italian Giovani Di Cosimo./ TCH

Të këshilluara

Ardi Veliu si polic i diktaturës

Nga Ferdinand Dervishi Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, edhe pse me një fjalor që dëshmonte njohuri të vakëta të shqipes, njoftoi qytetarët...

18:56

Mbytet një maroken në ujërat e lumit Buna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një shtetas maroken është mbytur në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat. Mbeten ende të paqarta shkaqet e...

16:50

Mozzik së shpejti me një album të ri

Trendi i momentit për të gjithë artistët është bërë tashmë lançimi i një albumi me këngë solo apo bashkëpunime me kolegë të ndryshëm. Këngëtarë shqiptarë e të h...

15:46

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI