Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mozzik së shpejti me një album të ri

Lapsi.al 29 May 2020
Mozzik së shpejti me një album të ri

Trendi i momentit për të gjithë artistët është bërë tashmë lançimi i një albumi me këngë solo apo bashkëpunime me kolegë të ndryshëm. Këngëtarë shqiptarë e të huaj kanë publikuar albumet e tyre që po korrin sukses të madh, ndaj ishte radha e Mozzik për një hap të tillë. Nw llogarinë e tij në Instagram, reperi ka treguar se tashmë që karantina mbaroi nuk ka gati vetëm një këngë, por një album.

“Albumi 100%”- shkruan Mozzik krahas postimit duke lënë të kuptohet se do të kthehet fuqishëm. Ai nuk ka dhënë ende detaje për emrin e albumit apo datën e publikimit.

Pak ditë më parë, Mozzik u bë sërish pjesë e mediave rozë pasi kaloi Bajramin me Loredanën dhe vajzën e tyre, Hanën. Të gjithë menduan se çifti ishte rikthyer pasi Mozzik dhe Loredana u panë të vishnin të njëjtat rroba. Mirëpo, aludimet morën fund shpejt kur menjëherë sapo reperi u largua nga Zvicra, Loredana u fotografua krah Zuna-s me të cilin po përflitet prej kohësh për një romancë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI