Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kodi Zgjedhor/ Meta: Me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve, le të futet kush të dojë

Lapsi.al 29 May 2020
Kodi Zgjedhor/ Meta: Me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme

Presidenti Ilir Meta ka thënë se pret me padurim konsensusin për Kodin Zgjedhor dhe do ta miratojë sapo të bëhet e mundur.

Meta paralajmëron se do të shpallë ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe le të futet kush të dojë më pas.

"Ju keni shqetësimin se çfarë ndodh me Kodin Zgjedhor. Duke qenë se unë jami parashikueshëm. Siç ju kam thënë vjet këtu, që nëse nuk bëhen zgjedhje lokale, Shqipëria ngel në klasë në tetor, merr në qafë Maqedoninë e Veriut, se është kriteri i Kopenhagenit, se ato ekzistojnë në Bruksel. Dhe u rritën kushtet.

Tani tek Kodi. Unë besoj shumë, jam shumë i entuziazmuar, cicërimat që ka progress për Këshillin Politik. Ta duartrokisni këtë

Do e firmos atë consensus menjëherë. E zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë do shikoj nëse është në përputhje me kushtetutën, të njëanshme, kam në dorë ta kthej një herë. Në çdo rast me consensus, sepse këtu ka shumë. Në hapësirën kohore që Kodi do më lejojë me consensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme, sepse të gjithë presin këtë, por edhe sado pak më legjitim një parlament se sa ky që është.

Nëse Kodi Zgjedhor nuk miratohet me konsesus, 0 çeljesh negociata me BE. Jo deri në zgjedhjet që vijnë por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Përgjegjësia do jetë e atyre që. Kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë le mos hyjë në zgjedhje.”- u shpreh Meta në konferencë për shtyp.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI