Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Edhe 11 të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga Ministria e Shëndetësisë

Lapsi.al 29 May 2020
Edhe 11 të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga Ministria e

Shqipëria duket se është përfshirë nga një valë koronavirusi me raste të shtuara gjatë ditëve të fundit.

Kështu, siç mëson ABC News, vetëm gjatë ditës së sotme janë konstatuar 11 raste të reja me koronavirus vetëm në Tiranë.

Rastet e reja janë në qytet, ndërsa nuk dihet ende numri i të prekurve nga virusi në QSUT, të dhëna që do t’i publikojë Instituti i Shëndetit Publik gjatë mesditës së sotme.

QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni në Tiranë, ku dyshohet se mjekët dhe infermierët e konfirmuar pozitivë gjatë ditëve të fundit të jenë infektuar prej pacientëve.

Më herët, ABC News raportoi për dy raste të reja me koronavirus në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë.

Të infektuarit janë dy mjekë, të cilët gjithashtu dyshohet se janë infektuar ngapacientët.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë konstatuar katër raste të reja me koronavirus edhe në Lushnje duke e rifutur këtë qytet në hartën Covid, ndërsa së fundmi mësohet se kanë dalë pozitivë me koronavirus edhe 6 rastë në Mat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI