Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Smart Heritage”, rruga digitale e promovimit të turizmit

Lapsi.al 29 May 2020
“Smart Heritage”, rruga digitale e promovimit të turizmit

Një rrugë e re, tërësisht digitale pritet të lidhë shumë shpejt disa nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën Adriatik-Jon. “Smart Heritage” titullohet ky projekt i financuar nga programi i bashkëpunimit ndërrajonal “ADRION i cili synon promovimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me qëllim tërheqjen e turistëve dhe zvogëlimin e sezonalitetin të turizmit në  Shqipëri dhe në vendet e tjera ku zbatohet projekti si  Greqi, Itali dhe Bosnje-Hercegovinë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë. Në Shqipëri projekti po zbatohet pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit,” nga “Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.

Një produkt I rëndësishëm I projektit “Smart Heritage” është krijimi i një itinerari të ri i turizmit kulturor I cili do të shërbejë si një atraksion I ri dhe do të lancohet në tregjet ndërkombëtare të turizmit për ta pozicionuar rajonin e Adriatiko-Jonianit së një destinacion unik i turizmit kulturor. Ky itinerar do të ngarkohet më pas në platformën web dhe do të lidhë asetet e trashëgimisë së përbashkët kulturore të vendeve të rajonit.

Nëpërmjet projekteve pilot, trashëgimia kulturore do të prezantohet në një mënyrë inovative, digjitale dhe multimediale tek turistët dhe banorët lokal nëpërmjet hologrameve, imazheve 3D dhe filmit të shkurtër “Smart Heritage”, duke cuar drejt përmirësimit të ofertës turistike, rritjen e atraksioneve të rajonit dhe si rrjedhim zgjatjen e sezonalitetit të turizmit.

Kjo qasje e re e përdorimit të teknologjike në prezantimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore do të jetë një vlerë e shtuar për ofertën turistike aktuale dhe do të shërbejë si një “best practice” për tu përshtatur me pas edhe nga institicionet e tjera të trashëgimisë kulturore.  

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI