Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Këshilli Politik/ Dakordësi për kamerat dhe policinë në QV por maxhoranca refuzon drejtorin 100 ditësh të Policisë

Lapsi.al 28 May 2020
Këshilli Politik/ Dakordësi për kamerat dhe policinë në

Mes palëve në tryezën e Këshillit Politik ka pasur disa dakordësi sot por edhe kundërshtime. Mbledhja e Këshillit Politik ka zgjatur për 4 orë me radhë, prej 17:00 deri në 21:00 ku një nga çështjet për të cilat nuk është arritur dakordësi ka qenë ajo e një drejtori policie konsensual në 100 ditë para zgjedhjeve.

Propozimi i PD ka qenë që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Është rënë dakord për policinë që në qendrat e votimit të vendosen kamerat, që do ndjekin procesin zgjedhor dhe është pranuar që policia e shtetit të jetë e pranishme në çdo qendër votimi, në mënyrë që të largojë prej aty persona që mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.

Po kështu është refuzuar edhe kërkesa për qeveri tranzitore 3 muaj përpara zgjedhjeve. Tashme mbetet për t’u parë sesi do të vazhdojnë diskutimet e këtyre çështjeve, ndërkohë që 31 maji është shumë afër

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI