Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

"Faleminderit për falimentin", fletushka me portretin e Ramës në qepenat e ulur të bizneseve në Tiranë (FOTO)

Lapsi.al 28 May 2020
"Faleminderit për falimentin", fletushka me portretin e

"Feleminderit për falimentin". Kështu shkruhet në disa fletushka të stampuara në qepenat e disa bizneseve në Tiranë. Sipër tyre është edhe portreti i kryeministrit Edi Rama. Masat e ashpra kufizuese në kuadër të pandemisë dhe mungesa paketave ndihmëse efikase kanë sjell vështirësi të shumta për biznesin. Disa prej tyre edhe kanë falimentuar ndërkohë që në mēnyrë të habitshme vijojnë ende disa masa kufizuese si leja për ushtrim aktiviteti deri në orën 21:00 etj. Nuk dihet kush i ka ideuar dhe ngjitur këto fletushka me portretin e Ramës në qepenat e bizneseve, por fakti është kjo është një periudhë tejet e vështirë për biznesin. Qeveria shqiptare ndërmori masa shumë herë më vogla krahasuar me vendet e rajonit për të zbutur tek biznesi efektin e Covid 19.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI