Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha nxjerr videon: Qeverisë së Ramavirusit po i vjen fundi, i babëzituri nuk do t'ia dijë për mbi 120 mijë të papunë

Lapsi.al 28 May 2020
Basha nxjerr videon: Qeverisë së Ramavirusit po i vjen fundi, i
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video të postur në rrjete sociale, ka shprehur kritika ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë Covid-19. Basha thotë se, kryeministri ka ofruar ndihmën më të ulët në rajon, dhe nuk po u gjendet pranë 120 mijë qytetarëve të papunë. “I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, thotë kreu i PD. Basha nënvizon se nga ana tjetër, qeveria nuk i ka ndaluar vjedhjet dhe abuzimet me pushtetin. Ai iu referua këtu shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke shtuar se po këtë projekt përveç shkeljes së çdo norme, do të rrisë borxhin publik. “Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve”, përfundon lideri i opozitës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI