Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha dhe Varhelyi zbardhin telefonatën për reformën zgjedhore

Lapsi.al 28 May 2020
Basha dhe Varhelyi zbardhin telefonatën për reformën zgjedhore

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar në një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me afatet e Reformës Zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi thotë se përfundimi i saj në afatin e përcaktuar është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE.

“Fola sot me Lulzim Bashën duke mirëpritur fillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në një linjë më marrëveshjen e arritur në Mars”, shkruan Varhelyi.

Ndërsa në një postim të tij Basha shkruan: “Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbi 100 mijë viktima nga covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shum...

09:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI