Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulohet dokumenti/ Veliaj i lutet Ramës: Më duhen 30 milionë euro për Teatrin e ri

Lapsi.al 28 May 2020
Zbulohet dokumenti/ Veliaj i lutet Ramës: Më duhen 30 milionë

Vetëm 4 ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe kur në vendngjarje nuk ishin hequr ende rrenojët e të vjetrit kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon ndihmë financiare për të ndërtuar teatrin e ri.

Në letrën e publikuar nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shihet qartë gjuha e përdorur nga Veliaj, aspak e pazakontë për një dokument zyrtar. Aty “i pari” i kryeqytetit flet me hamendësime se projekti i ri kushton “rreth 30 mln euro” pa vënë asnjë në dispozicion asnjë preventiv që ta justifikojë këtë shifër.

Veliaj thotë se bashkia ka hyrë në bisedime me Bankën Europiane të Investimeve për të mbështetur projektin me kredi ndaj kërkon ndihmën e qeverisë për të dalë garante. Ish-deputetja Tabaku thotë se Rama dhe Veliaj duhet të merren nën hetim pasi po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit.

“Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla. U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhen pjesë e aferës kriminale.

Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëgimisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund t’ua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik”- shkruan Tabaku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbi 100 mijë viktima nga covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shum...

09:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI