Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama tallet në interpelancën për Teatrin në Kuvend: Nuk kam më ç’të them

Lapsi.al 28 May 2020
Rama tallet në interpelancën për Teatrin në Kuvend: Nuk kam

Kryeministri Edi Rama ishte thirrur në një interpelancë në Kuvend nga Rudina Hajdari për çështjen e Teatrit. Rama nuk iu përgjigj asnjë nga pyetjeve konkrete për shkeljet e ligjeve në shembjen e ndërtesës, por citoi fjalët e disa artisëve që ishin shprehur në favor të idesë së tij. Rama tha se personalisht nuk ka më fjalë për Teatrin prandaj lexoi deklaratat e artistëve.

“I kam mbaruar fjalët për Teatrin. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin. Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Molierit, nuk ishit aty por iu ishte thënë mos shfaqeni.

Aty kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin. Po i përgjigjem dhe Hajdarit që është lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve, dhe jo të aktorëve politikë” – tha Rama dhe më pas përsëroti deklaratat e Robert Ndrenikës, Bujar Asqeriut, Reshat Arbanës, Luftar Pajës, Altin Bashës, Enver Petrovcit, Artan Imamit, etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbi 100 mijë viktima nga covid-19 në SHBA

Numri i vdekjeve nga pandemia COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arriti në 100,000 të mërkurën pasdite, më i larti në botë deri tani dhe gati një e treta e më shum...

09:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI