Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

BE reagon për keqtrajtimin e policëve të Veliajt ndaj të riut rom

Lapsi.al 28 May 2020
BE reagon për keqtrajtimin e policëve të Veliajt ndaj të

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi keqtrajtimin e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një të riu rom qe mblidhte mbeturina në Tiranë. Skena e rrahjes së nga dy policë bashkiakë u filmua nga një kalmitar dhe u hodh në rrjetet sociale,

“Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane”, deklaroi një punonjës i delegacionit për gazetarin Gjergj Erebare të BIRN, më 27 maj.

“Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje,” vijon më tej deklarata.

Delegacioni përshëndeti edhe vendimin e Avokatit të Popullit për nisjen e hetimeve në lidhje me rastin.

Bashkia e Tiranës nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje ndërsa një zëdhënës i saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN të dërguara me SMS.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

Për organizatat e shoqërisë civile, dhuna e Policisë Bashkiake të Tiranës është sistematike dhe e paligjshme. Një hetim i mëparshëm i Avokatit të Popullit ka konkluduar se Policia Bashkiake e Tiranës vepron të tejkalim të kompetencave të saja ligjore në lidhje me ricikluesit individualë. /BIRN

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI