Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Pas 5 ditësh makinat do qarkullojnë normalisht, me 1 qershor hapen edhe plazhet

Lapsi.al 27 May 2020
Rama: Pas 5 ditësh makinat do qarkullojnë normalisht, me 1 qershor

Edi Rama bëri me dije se kjo është java e fundit e zonave me ngjyra të kuqe apo të gjelbra. Rama tha se kjo është fundjava e fundit që do ketë kufij mes zonave të kuqe dhe të gjelbra kështu makinat mund të qarkullojnë normalisht në gjithë vendin më pas.

Më tej Rama tha se nga 1 qershori do të happen edhe plazhet por që çadra do të vendosin vetëm hotelet dhe vetëm me autorizimin përkatës nga shteti, dhe askush tjetër.

"Java e fundit e zonave me ngjyra dhe fundjava e fundit për ndalim mes zonave në kufij. Detajet të premten.' -  u shpreh Rama, që dha edhe disa shifra mbi pagat e luftës.

"Më vjen mirë që me gjithë sistemimin e aplikimeve, shpesh me gabime, janë aktualisht 65 mijë e 984 që kanë marrë 2 paga lufte, dhe 109 mijë e 696 të tjerë që kanë marrë 400 mijë lekë. Janë shqyrtuar me shumë vëmendje mijëra raste që për asnjë arsye apo një tjetër nuk kanë marrë pagën 400 mijë lekë. Nga një anë nga neglizhenca e pronarëve. Unë them atë që bëj, dhe bëj atë që them. Duart mos harroni t’i lani sa më shpesh se ai nuk ka ikur.”- u shpreh Rama.

Të këshilluara

Turqia njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin lejet e drejtimit shqiptare pas marrëveshjes së ...

20:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI