Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Vala e dytë e Covid do jetë më agresive, po fuqizojmë sistemin për të qenë gati

Lapsi.al 27 May 2020
Rama: Vala e dytë e Covid do jetë më agresive, po fuqizojmë

Edi Rama foli për një valë të dytë të shpërthimit të koronavirusit, që sipas tij, mund të jetë edhe më agresive se e mëparshmja.

Gjatë daljes së tij të fundit për koronavirusin, kreu i qeverisë shprehu falënderime të veçanta për mjekët dhe infermierët, teksa u shpreh se bënë krenarë shqiptarët dhae Shqipërinë, duke u treguar jo vetëm heronj të vërtetë, por edhe profesionistë.

“Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë, sepse një valë e re infeksioni ndoshta dhe më agresive se e mëparshjma, do të jetë e pashmangshme. Në ardht kjo valë, të jeni të bindur se do ta përballojmë me patjetër. Qeveria do të fuqizojë sistemin për të qenë gati për një valë të re. struktura e re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës është ndërtuar me standard evrpiane dhe po pajiset me gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë.

U treguan jo vetëm heronjt të vërtetë, por edhe profesionistë. Mirënjohje pa fund dhe padiskutim edhe një borxh ndaj tyre. Do bëjmë çmos ta përmbushim sa më mirë më tutje, edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin njerëzor për çka ata bënë për shëndetin e këtij vendi. Më vjen mirë që kjo kohë që tronditi botën dhe ky armik i mbylli brenda tërë popujt e botës nuk na gjeti as pa mjete speciale mbrojtëse dhe as pa respiratorët, aq të kërkuar botërisht dhe aq të nevojshëm për të gjithë pacientët”, tha Rama.

Të këshilluara

Turqia njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin lejet e drejtimit shqiptare pas marrëveshjes së ...

20:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI