Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vajza e mitur ngacmohet seksualisht në Dajt, nën hetim edhe dy oficerë policie

Lapsi.al 27 May 2020
Vajza e mitur ngacmohet seksualisht në Dajt, nën hetim edhe dy

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave i referoi Prokurorisë për hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë, të dyshuar se kanë reaguar me vonesë për të ndaluar një te dyshuar për krime seksuale.

Rasti i kallëzua nga një burrë dhe vajza e tij 15-vjeçare që pretendojnë se specialistët e hetimit, pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes, nuk e kishin referuar për dhunë seksuale denoncimin, por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet, pasi dosja që TCH disponon tregon që shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për t’u arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e Prokurorit se si duhet te vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin, jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve.

Siç thuhet ne dosje, 15-vjecarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi te shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie që po patrullonte ne zonë, duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët që e shoqëruan në komisariat përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata që kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë patur të njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit te detyrës.

Një burim i sigurtë tregoi se dy oficerët, dyshohen të kenë vepruar ne këtë mënyrë, pasi mund te kenë patur si synim te lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshës 22-vjeç. Dyshimet që bien mbi ta janë ato të shpërdorimit te detyrës, thotë SHCBA./ TCH

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI