Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kanabis dhe kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 27 May 2020
Kanabis dhe kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akzuohen se merreshin me shitje dhe prodhim droge. Atyre u është gjetur 1.1 kg kanabis, 16 fidanë të vegjël dhe doza kokaine.

“Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa”, – thotë policia.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baldushku”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen doza me kokainë, 1.1 kilogramë kanabis e ndarë në doza dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabis.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Baldushku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e punonjësve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione nga burime të ndryshme konfidenciale dhe të regjistruara në Policinë e Shtetit se shtetasi F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.

Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy aparate celular, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A.

Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI