Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

FOTO/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Lapsi.al 27 May 2020
FOTO/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shqiptar ka humbur jetën, pikërisht në ditën e tij të lindjes. Mediat italiane shkruajnë sot se aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën që të dërgon në Bolonja.

Viktima shqiptar i identifikuar me emrin Sokol Keci, mësohet se ishte banor në Rosolina. Ai ka humbur jetën ditën kur do të mbushte 46 vjeç.

Makina e tij doli nga rruga duke u përplasur me muret mbrojtëse. Nga aksidenti i fortë makina e cila u nda në dysh, ka përplasur edhe një furgon. Shoferi i mjetit tjetër ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Image

Image

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI