Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha në Rrogozhinë: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për situatën

Lapsi.al 27 May 2020
Basha në Rrogozhinë: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për

Në një takim me fermerët në tregun Agro-Ushimor në Rrogozhinë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ceku çështjen e Teatrit Kombëtar. Kryeopozitari u shpreh se vetëm për Teatrin Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro.

“Gjendja e fermerëve dhe atyre që shesin prodhimet e tyre është me e keqe se gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë, rrinë këtu me orë të tëra. Bëjnë 20 mijë lekë xhiro në javë, jo në ditë. Askush nuk ka parë ndihmë me sy. Gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të rreme. Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë të thellë. Por këtë vit me asnjë lloj mbështetje gjendja është kritike. Rama nuk mund ta fshehë dështimin e tij kriminal. Ato miliona që ua ka dhënë oligarkëve do të mjaftonin për fermerin”, tha Basha.

“Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 mln euro të taksave tuaja, me të cilat mund të kishin mbyllur kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, kanalizimet e Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdha. Mund të ndihmonin mijëra familje në këto kohë të covidit. E kanë mendjen të zhvatin dhe grabisin. Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama dhe oligarkët e tij.”

Për opozitën e vetmja zgjedhje për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet.

“Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i kthehemi normaliteti. Sot në Shqipëri nuk mbështet punëtori, por oligarkët. Kjo situatë duhet të marrë fund një orë e më parë. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa ato që shfaqen me regji qendrore janë fantazi”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI