Flash

Interpoli arreston në Vlorë trafikantin shqiptar me emër rumun

Lapsi.al 27 May 2020
Interpoli arreston në Vlorë trafikantin shqiptar me emër rumun

Interpol Tirana, me mbështetjen e Policisë së Tiranës, asaj të Vlorës, misionit Interforza në Itali, arriti të zbulojë dhe arrestojë në Vlorë, një tutor prostitucioni dhe trafikant droge, që ishte dënuar 2 vjet më parë në Itali me gati 10 vjet vjet burg.

I arrestuari është Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ergust Dumitru (Bubeqi) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e kishte dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg për kryerjen e tri veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ai, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar - qershor 2007.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë peshkatari në Shkodër

Një peshkatar është gjendur pa shenja jete në Liqenin e Shkodrës. Trupi i pajetë i peshkatarit u gjet i pajetë sot në mëngjes. Viktima është S.S rreth 67 vje...

08:17

Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë zyrtarisht çifti më i ri i shoëbizit shqiptar. Nëpërmjet një interviste në ëake Up ai ka treguar pa dashur emrin e modeles d...

21:33

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI