Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Lapsi.al 26 May 2020
Eros Grezda pranon lidhjen me Oriola Marashin

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë zyrtarisht çifti më i ri i shoëbizit shqiptar. Nëpërmjet një interviste në ëake Up ai ka treguar pa dashur emrin e modeles duke konfirmuar zerat që po qarkullonim prej kohësh. Çifti kanë kaluar karantinën sëbashku dhe Eros ka treguar detaje në lidhje me këtë periudhë. “Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e ka pyetur Ori.

Ndërsa Eros i është përgjigjur: “E thatë ju emrin e Oriolës por unë se them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”

Më pas intervista ka vazhduar duke u pyetur nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25-vjeçari e ka pranuar.

“Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda.

Ndërkaq ai është pyetur se nëse janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.

“E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Eros, të cili padashje i doli edhe emri i Oriolës, sepse gjatë gjithë kohës nuk ka përmendur emër, por thoshte gjithmonë “e dashura”.

https://youtu.be/N36TXQGc-z0

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI