Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Sherr masiv mes plazhistëve, harrohet koronavirusi

Lapsi.al 26 May 2020
VIDEO/ Sherr masiv mes plazhistëve, harrohet koronavirusi

Këto janë pamjet nga një plazh në Kent i mbushur me pushues, kur shpërtheu një sherr i madh me të shara dhe me përdorimin e forcës. Teksa Britania lehtësoi masat kufizuese për shkak të pandemisë, në këtë plazh distancimi social u harrua.

Pamjet që janë filmuar në Broadstairs, Kent, tregojnë plazhistët në një “luftë” me njëri-tjetrin. Në video dëgjohen meshkujt duke bërtitur dhe ofenduar njëri-tjetrin para se të plaste grushti. Arsyeja e zënkës nuk dihet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI