Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Denocnimi/ Berisha: Kërcet kallashi në Bulqizë, policia fle gjumë

Lapsi.al 26 May 2020
Denocnimi/ Berisha: Kërcet kallashi në Bulqizë, policia fle

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari për një ngjarje në Bulqizë. Sipas dëshmitarit dixhital, në këtë qytet ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa policia e shtetit- thekson ai- nuk ka dhënë asnjë informacion rreth ngjarjes. Mes të tjerash qytetari i shkruan Berishës se banorët kanë frikë të ecin në rrugë.

DENONCIMI TEK BERISHA

Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! sb

Mirmbrema Dr Sali Berisha.

Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallash nikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI