Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dialogu me Serbinë, Thaçi refuzon ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak

Lapsi.al 26 May 2020
Dialogu me Serbinë, Thaçi refuzon ndërmjetësimin e të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sugjeroi diferencimin e partnerëve strategjikë të vendit për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, ndërsa refuzoi ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak. Thaçi tha se ka besim të plotë në rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes si dhe pranimin e çdo ftese nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emannuel Macron.

“Pa një rol udhëheqës të SHBA-së, nuk ka faktorë që mund t’i lëvizë këto gjëra, në veçanti çështjet shumë të rëndësishme, delikate dhe të vështira që janë në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi e vlerësoi si inkurajues çdo vullnet që tregohet nga Bashkimi Europian në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se nuk është në kontakt me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kosova dhe Serbia i kanë ndërprerë negociatat rreth një vit e gjysmë më parë kur Prishtina vendosi një tarifë doganore prej 100 për qind për produktet e Serbisë. SHBA-ja dhe BE-ja në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e kësaj tarife si kusht për rifillimin e dialogut. Qeveria në Prishtinë, e hoqi tarifën më 1 prill mirëpo vendosi masa reciprociteti. Beogradi përsëri thotë se nuk do të kthehet në bisedime nëse nuk hiqet edhe kjo masë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar qeveria në Prishtinë që të heqë edhe reciprocitetin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI