Por nuk ka vonuar dhe një pëgjigje nga stafi i emisionit nëpër një postimi në rrjetin e tyre zyrtar të Instagram. Në të njëjtin ton ata i janë përgjigjur aktorit se ai akoma e vajton dashurinë platonike me Top Channel dhe reagimi i tij do ketë ardhur pas rënies së audiencës. Më tej thuhet se ka qenë aktori Agron Llakaj që i ka mësuar të rinjtë e sotëm të kenë një fjalor banal: “Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Chnnel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni”. Aventurierët është reality shoë më i ri në shqipëri që flet për një grup të rinjsh të cilët nuk njihen me njëri tjetrin. Sëbashku ata do të qëndrojnë në një shtëpi në Spille pa telefona për 75 ditë dhe do të bëhen pjesë e sfidave të ndryshme. Deri më tani janë prezntuar 9 episode të këtij reality shoë në të cilët ka patur skena me ofendime, sherr, debate, e deri tek seksi në shpellë. Agron Llakaj nuk ka qënë i vetmi personazh i cili ka kritikuar këtë show. Kujtojmë se dhe aktori i humorit Florian Binaj ka qënë kundra këtij show duke thënë gjithashtu që flet për antivlera. Personazhet pjesmarrës Kristi,Xhoi,Stivi,Alioni,Dodo,Lindi,Valmira dhe Tatani shprehen se ky është realiteti i të rinjve në shqipëri. Ndërkohë producenti shprehet se nëpërmjet këtij reality shoë dëshiron të thyejë tabutë që ënde ekzistojnë në shqipëri. https://www.youtube.com/watch?v=Dn4QjLMW_cM